Fake VS FAKT synon forcimin e mendimit kritik dhe rritjen e vetëdijes në një kohë kur informacionet që hasim çdo ditë janë të shumta dhe e bëjnë gjithnjë e më shumë të vështirë dallimin mes së vërtetës dhe të rremës.

Përmbajtja dhe modulet e trajnimeve të zhvilluara janë konceptuar dhe përgatitur nga Faktoje.al dhe Prof. Dr. Mark Marku, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri në kuadër të projektit të financuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Francë.

Në takimet e zhvilluara në Tiranë, Durrës dhe Korçë, pjesëmarrësit janë pajisur me njohuri dhe teknika konkrete për verifikimin e fakteve, identifikimin e burimeve të besueshme dhe mirëpërdorimin e inteligjencës artificiale për të luftuar dezinformimin në mënyrë efektive.

Falënderime:

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shqipëri
KubFranceTirana, Instituti Francez i Kulturës
Dhoma e Tregtisë Franko – Shqiptare CCIFA
CFI Media
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Fakulteti i Shkencave Sociale
Departamenti i Gazetarisë
Departamenti i Sociologjisë.

Aleanca Franceze e Korçës
Aleanca Franceze e Durrësit
Gjimnazi “Raqi Qirinxhi”, Korçë
Gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, Durrës
Insituti “Harry Fultz”
Europe House
Qendra Rinore Korçë
Qendra Rinore Durrës

Video

Foto

Gjetjet e kërkimit sasior